Gruevski nga arratia: Si u largova përmes Shqipërisë në Hungari (VIDEO)

Gruevski nga arratia: Si u largova përmes Shqipërisë në Hungari (VIDEO)

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia, ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes për në Hungari, ndërsa ka theksuar se u largua pasi ishte kërcënuar me vdekje. Ish-kryeministri i arratisur i Maqedonisë, tha të shtunën se ai u largua në Hungari pavarësisht dënimit për shpërdorim të pushtetit, pasi mori një kërcënim se do të vritet në burg. Mik i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ai iku në Budapest në nëntor 2018, për t’i shpëtuar dënimit dyvjeçar, duke fituar azil në Hungari.

Në intervistën e tij të parë që prej ikjes, dhënë televizionit Sitel të Maqedonisë, Gruevski tha se fillimisht ai kishte ndërmend të shkonte në burg pavarësisht asaj që ai e quajti “gjykime të çmendura pa bazë ligjore”. “Por ... mora informacione se dikush po planifikonte likuidimin tim në burg. Dhe pastaj ndryshova vendimin tim”, tha Gruevski. Ai tha se informacionin për vrasjen e tij të planifikuar e mori nga njerëz, që ishin të informuar mirë brenda burgut. “Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj për momentin. Vendosa të largohem nga Maqedonia më pas”, vijon Gruevski, ndërsa shpjegon se si u largua.

“Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që vendosën ata pas konsultimeve”, u shpreh ai. Ai në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes. “Për këtë nuk mund t`ju jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtejshme ka qenë me letërnjoftim”, shtoi Gruevski. Për opinionin në Maqedoni, nuk është ndonjë befasi që TV SITEL të jetë media e parë që realizon një intervistë me ish-Kryeministrin e arratisur.

Bisedat e përgjuara zbuluan se ky medium ishte plotësisht në shërbim të Gruevskit, ku Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur akuza për redaktorët dhe kryeredaktorin për shkak të “fshehjes së tatimeve”. Gruevski e udhëhoqi Maqedoninë për gati një dekadë deri në vitin 2016, derisa dëshmitë që shfaqeshin për të treguar një skemë të gjerë përgjimi nga administrata e tij çuan në rënien e Gruevskit. Ish-kryeministri ka qenë objekt i një numri ndjekjesh penale dhe vitin e kaluar u gjet fajtor për përdorimin e një Mercedesi luksoz të qeverisë për udhëtime personale. Më 11 nëntor, Gruevski u arratis, duke kaluar nëpër Shqipëri, Malin e Zi dhe Serbi përpara se të arrinte në Hungari.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy