
Rasti i 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i cili u zbulua se “burgosi” gruan, nënën dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi për t’i mbrojtur, bëri bujë në ndërgjegjen e shqiptarëve.
Gazetari Sokol Bregu, tha për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se rasti nuk duhet trajtuar si rast tipik të dhunës në familje, por si rast që do trajtim psiqik.
Nuk do doja ta cilësojë si një rast të izoluar, sepse Shqipëria ka më mijëra persona që vuajnë nga shëndetit mendor.
Është një rast që ka patur shumë debat por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me rastin tipik të shqiptarëve që dhunojnë gratë.
U duhet 6 muaj psikologëve që ta shohin se çfarë ka ky person. Problemi thelbësor i shqiptarëve është që e konsiderojnë institucionin e gruas që duhet të dhunuar dhe bërë car të duash me të, por në rastin konkret është rast që vjen nga problemet e shëndetit mendor.
Sipas gazetarit Bregu, 35-vjeçari duhej çuar për në institucione të trajtimit të shëndetit mendor, e jo në burgim.
Në këtë rast, nuk duhej ndaluar si person për tu arrestuar. Ai ishte person që duhej dërguar direkt në institucione të shëndetit mendor për trajtim, ky nuk është njeri për tu dërguar në burg.
Në rastin konkret ai ishte njeri që do trajnim menjëherë.
Shqiptarët nuk kurohen kurrë për shkak të turpit që i zien, edhe pse kanë probleme të shëndetit mendor.



