Konsulenca juridike në biznese/ Meksi: S’ka treg të mirëfilltë, por gjërat kanë ndryshuar. Po kuptojnë që kostoja është më e ulët

Konsulenca juridike në biznese/ Meksi: S’ka treg të mirëfilltë, por gjërat kanë ndryshuar. Po kuptojnë që kostoja është më e ulët

Juristi Redon Meksi duke folur në “Mcn Economy” tha që ende s’ka treg të mirëfilltë të zyrave të konsulencës juridike në Shqipëri, por gjërat po ndryshojnë në drejtimin e duhur. Meksi thotë se përgjithësisht biznesmenët e rinj e kanë kuptuar se kjo është e vetmja mënyrë që të përballen pa frikë me shtetin. Po ashtu kostoja është më e ulët se sa pagesat që do të bëjnë bizneset me kalimin e viteve. Meksi tha se akoma s’është arritur kultura e duhur për konsulencën juridike, pasi një pjesë e shqiptarëve ka më shumë qejf ryshfetin. 

Treg të mirëfilltë s’kemi por gjërat kanë ndryshuar. Vite më para s’i shkonte në mend një biznesi të kishte një studio ligjore të kontraktuar me pagesa mujore. Sot kanë filluar të ndryshojnë. Mua si studio më janë shtuar shumë klientë të tillë, nga biznesi i vogël te i madhi, por prapë kultura s’ka arritur nivelin e duhur. Kanë më shumë qejf ryshfetin shqiptarët, domethënë paguajnë shumë më shumë për të marrë një të drejtë që e kanë, sepse e zgjidhin me policin bashkiak, inspektorin e tatimeve, atë të zyrës së punës. I duket shpenzim i madh ky i avokatisë, por sot ka ndryshuar ky koncept, sidomos te biznesmenët e rinj, e kanë kuptuar që është e vetmja mënyrë që mund të përballen pa frikë me shtetin. Uroj që kjo të shtohet për të mirën e biznesit në Shqipëri.

Kostoja varet nga biznesi. Biznesi i madh ka edhe zyra juridike brenda biznesit, por edhe studio të jashtme të kontraktuara. Problemi është me biznesin e vogël dhe të mesëm, që akoma s’kanë kuptuar që u kushton më pak kontraktimi i një studioje dhe avokati se sa pagesat që do i vijnë me kalimin e viteve. Kostot janë me orë pune për studiot serioze. Ka biznese të formave të ndryshme. Kam klientë të Call Centra-ve, që kanë probleme me kontraktimin e punonjësve. Por kostot s’janë aq të larta sa kostot që kanë shanse të vijnë më tutje. Nuk të kushton asgjë të kesh një jurist, apo studio nga jashtë. Këta kanë filluar ta kuptojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy