
Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se askush nuk ka se çfarë i bën SPAK-ut pasi kjo strukturë drejtohet nga Uashingtoni.
Ngjela thotë se prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe GJKKO-së janë paguar nga amerikanët.
Nuk kanë se çfarë t’i bëjnë SPAK se e drejton Uashingtoni, këtë e di dhe Rama. Shkoni dhe shiheni, atje është një ekspert amerikan, të paktën para 4-5 ditësh që kam qenë unë në proces. Vetë Blinken deklaroi atëherë se ne do ia eliminojmë korrupsionin Shqipërisë dhe krijuan SPAK. SPAK-un e paguajnë amerikanët. E dini sa e ka pagën një prokuror ose gjyqtar i SPAK-ut? Ata e paguajnë. Ata ia japin shtetit, dhe shteti ia jep atyre. Nuk shkojnë t’ ia japin në dorë. E di unë ata i kanë paguar, nuk e di se çfarë kanë bërë tani me ardhjen e Trump-it, por ata e kanë paguar. Ata e kanë pasur në dorë, dhe ata e strukturuar dhe reformën në drejtësi dhe ligjet dhe krijimin e SPAK. Pati dhe një konflikt sepse Kushtetuta nuk lejon gjykatë dhe prokurori speciale dhe ata gjetën një të mesme. E keni parë që ata nuk e kanë quajtur speciale. Prapë ka një errësim të Kushtetutës por u lejua dhe nga ndërkombëtarët.



