
Një organ shtetëror, siç është Ministria e Financave refuzon së fundmi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas gazetarit Arsen Rusta, i cili ekskluzivisht ka njoftuar në “MCN live”, lidhur me këtë çështje, behet fjalë për vendimin me numër 35, i datës 22 nëntor 2022.
Ky vendim pikërisht pas një beteje ligjore pa tetë muajsh, i dha të drejtë gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra magjistratëve të fitojnë pagën sublimentare dhe llogaritjen për efekt sublimenti jo vetë për pensionin, por edhe pagën që do të fitonin ata pas hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi dhe rritjes së pagave.
Sipas gazetarit Rusta, prej vitit 2019, qeveria refuzonte të jepte këtë pagë, më pas në 2021 bëri një përllogaritje e cila u cilësua e gabuar më pas nga Gjykata Kushtetuese dhe magjistratët bën një padi në këtë gjykatë.
E pikërisht në nëntor të viti të ata e fituan të drejtën dhe menjëherë ky vendi është i zbatueshëm për të gjitha organet publike dhe private, thotë Gjykata Kushtetuese.
Por ne shkresën e ministrisë së Financave thuhet se “në kushte kur nuk ka një normë ligjore që përcakton pagën referuese të magjistratit, pamundësohet përllogaritja e pagës së tyre, pra ministria thotë së e ka të pamundur të përllogaris pagat e tyre pasi nuk ka një normë ligjor.
E çfarë ka bërë Gjykata Kushtetuese, ka shfuqizuar pikërisht një normë ligjore të cilën ë ka konstatuar si të paligjshme, por nga ana tjetër Ministria ka komentuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili juridikisht është vetëm një shkelje të rëndë, pasi askush nuk mund të komentoj vendimet e Kushtetueses.
Si rrjedhojë, magjistratët kanë kallëzuar penalisht ministren e Financës, Delina Ibrahimaj.
Është kjo një situatë e cila ka sjellë në konflikt në dyert e SPAK, ku magjistratët kanë kallëzuar penalisht ministren e Financës, Dalina Ibrahimaj, për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe pasojat janë moszbatimi i Kushtetueses, e cila ndodh për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, që në vlerën e një forme të Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar.



