Berisha: BE-ja i besoi Vuçiçit por jo Ramës, Bushati: Je komunist 24 karatësh, zhblloko vetingun

Berisha: BE-ja i besoi Vuçiçit por jo Ramës, Bushati: Je komunist 24 karatësh, zhblloko vetingun

Çështja e hapjes së negociatave dhe vizita e kryeministrit Rama në Gjermani ka zënë pjesën më të madhe të fjalës së ish-kryeministrit Berisha në seancën e sotme. Berisha akuzoi Ramën se po mashtron shqiptarët lidhur me takimin me kancelaren Merkel dhe rolin në reformën në drejtësi.

“U ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba, me fjalime kundër opozitës. Mendove ti se Merkel është e kënaqur që ta përdorësh për sulme ndaj opozitës. Kancelarja përgëzimet dhe urimet ia ka përcjellë opozitës, jo nëpërmjet teje, por nëpërmjet kryetarit të saj. Kur arriti të zhbllokojë me qëndrimin e tij stoik reformën e drejtësisë. Atë morën në telefon, jo vetëm kancelarja por edhe zyrtarë të lartë të BE. Ty të lanë aty ku ishe, nuk ta vari njeri fare. Të mbetet të kënaqesh duke mashtruar shqiptarët. Ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni rekomandimin që i dhatë Serbisë. Karton i kuq! Sepse Vuçicit i besonin, këtij jo. Kishte një mundësi, uroj të na e japin”, tha ai.

Ndërkohë, në përgjigje të deklaratave të Berishës- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria dhe Gjermania i kanë thelluar marrëdhëniet në 3 vitet e fundit dhe kjo falë punës së mirë të qeverisë. Bushati i bëri thirrje PD-së të zhbllokojë ligjin e vetingut, si një prej kushteve për negociatat.

“Takimi me Merkel, i treti në 3 vite. Shqipëria dhe Gjermania kanë një marrëdhënie të thelluar. Ka një bashkëpunim parlamentar të shkëlqyer. Shpresoj shumë që ai raporti të jetë i vërtetë. Komisioni në raprotin e 2013-s ka vendimmarrje të këshillit. Vendimi për hapjen e negociatave për Serbinë është marrë 3 vjet më pas. Zhbllokoni vetingun. Mos u bëni qesharakë me versionet e përkthimit që i shkojnë Venecias. Ju me çfarë thoni dhe deklaroni mbeteni ai komunisti 24 karatësh. Barazon një lajm në media me një qëndrim zyrtar. Një reportazh në një media, sado profesionale, nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë. Nëse do të bësh diçka të mirë në fundin e karrierës tënde politike, zhblloko vetingun”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy