Në kushte të tilla ku valencat poltike janë mjaft të larta në hartimin dhe firmosjen e këtyre lloj marrëveshjesh mes vendeve fqinje palët kanë gjetur një zgjeidhje tjetër.
Qveria e Shqipërisë dhe Greqisë kanë bërë publike qëndrimin e tyre që kjo çështje të zgjeidhet në Gjykatën e Hagës.
Por edhe shkuarja në këtë gjykatë ka procedurat e saj pasi fillimisht Ministria e Jashtme duhet të marrë një autorizim nga presidenti i republikes për grupin negociator në mënyrë që të fillojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes se për çfarë do të shkohet në Hagë.
Kronos pyeti Presidencën nëse Ministria e Jashtme e kishte bërë këtë hap dhe na u konfirmua se Bajram Begaj ka marrë një kërkesë të tillë dhe po e shqyrton.
“Ju bëjmë me dije se Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj, ka marrë një kërkesë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilën po e shqyrton në respekt të detyrimeve kushtetuese vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15, datë 15.04.2010, legjislacionit të brendshmë shqiptarë,akteve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, si dhe parimeve të reciprocitetit e të fqinjësisë së mirë”, thuhet nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Ne i drejtuam dhe një sërë pyetjesh të tjera presindencës por nuk morëm përgjigje.
Por si shkohet në Hagë? Në të gjitha rastet mes dy vendeve do të ketë negociata pasi do të bihet dakord për se çfarë do të pyetet gjykata.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë por për disa ekspertë Greqia është e avantazhuar nëse në gjykatë shkohet për të gjitha çështjet. Prandaj është me rëndësi të përcaktohet mirë strategjia dhe pyetjet që do të bëhen nga pala shqipatre.
Rëndësi gjatë kësaj periudhe ka mënyra se si sillet pala shqiptare dhe çfarë shprehet publikisht. Sipas Osman Metallës, në rastin e deklaratve të shtetit grek për zgjerimin me 12 milje, Shqipëria duhet të kishte mbajtur një qëndrim serioz, por kjo nuk ndodhi.
Metalla ngre idenë që shqipëria duhet te këtë pretendime për sipërfaqe detare duke sjellë edhe një shëmbull mes dy vendeve Miamar dhe Bangladesh, i cili ngjan me rastin Shqipëri-Greqi.
Pavarësisht se palët kanë rënë dakord që narjen e detit t'ia besojnë një aktori të tretë nuk do të jetë e thjeshtë për të arritur një dakordësi për pyetjen që do të dërgohen në gjykatë. Edhe në këtë rast ekspertët kanë frikën se këtë çështje do ta dëmtojë serish politika, e cila situata të tilla i përdor gjithmonë si kalë beteje për nacionalizmin.



