Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten.
Në qeli do të mbetet vetëm shtetasi Dorian Protoduari, i cili tentoi të godiste kryeministrin Edi Rama me këpucë, pasi ai doli nga spitali ku vizitoi policët e lënduar.
Banorë të zonës së Astirit, familjarë të të arrestuarve u mblodhën sot paradite para gjykatës. Atyre u janë bashkuar deputetë të opozitës, si Edi Paloka, Klevis Balliu, Kejdi Mehmetaj, Silvi Caka etj.
Forca të shumta policore kanë rrethuar ambientet e jashtme të gjykatës.
Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.
Ndërsa për 5 të tjerë prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.
Në protestën e të enjtes, e cila u zhvillua paralelisht me seancën plenare, u lënduan 15 policë dhe disa protestues.
Një efektive 24-vjeçare e policisë dëmtoi gishtrërinjtë për shkak të një kapsolle.



