Meksi tregon tre opsionet e Apelit: Nëse vula s’i jepet opozitës me elektorat kalojmë nga pluralizmi në monizëm! (VIDEO)

Meksi tregon tre opsionet e Apelit: Nëse vula s’i jepet opozitës me elektorat kalojmë nga pluralizmi në monizëm! (VIDEO)

Avokati Redon Meksi foli në MCN Live mbi çështjen e vulës brenda PD-së, duke parashtruar 3 opsionet e mundshme të vendimit që pritet të marrë Gjykata e Apelit në 3 mars.

Meksi thotë se opsioni më i mirë është që t’i jepet vula Berishës, pasi përndryshe s’do lejohet futja e opozitës në zgjedhje.

Meksi tha se do ishte fatkeqësi e madhe mos lejimi i pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, dhe për herë të parë pas 90-ës do kishim zgjedhje moniste. 

Si avokat besoj që përgjigjja do i ishte dhënë para 1 viti. Data 3 lejon 3 opsione, tjetra është t’i jepet vula Berishës, tjetra është të mos pranohet çështja fare, dhe të kthehet në Shkallën e Parë, që duket si mund të shkojë. Përveç rastit të parë të gjitha të tjerat do jenë gabim, sepse Apeli do vendosë që opozita të mos futet në zgjedhje.  Nuk do kishim afat që opozita të regjistrohet në zgjedhje. Do ishte fatkeqësi sepse do kishim të bënim për herë të parë realisht pas 90-ës me zgjedhje moniste. S’është se s’do kishte dëshirë së në 2019-ën që PD të mos futej vetë, por do ishte gjykata, apo pozita që s’do lejonte futjen e opozitës në zgjedhje. Kemi edhe OP që ka themeluar Lëvizjen Bashkë si parti, e kanë çuar që në janar për ta regjistruar, dhe Gjykata e Tiranës i ka lënë datën 7, një ditë pas afatit, për ta njohur si parti. Ne shohim që gjykata sot po vepron në mënyrë shumë të shëmtuar.  Shpresoj që gjykata ta mbyllë këtë çështje në datë 3, çdo formë tjetër do ishte gabim për demokracinë e vendit. Ka një vit që Apeli nuk merr çështjen në gjykim, një çështje me interes të lartë publik. Kemi parë numrat brenda PD-së dhe votimin në 6 mars. Prandaj s’ka ecur presioni i opozitës. Po të ishte për presion, Gjykata e Apelit do kishte dhënë vendim sot. Alibeaj s’ka as kandidatët, pa mirë po regjistrohet!”

Meksi tha se deri më tani nuk kemi parë revolucion nga protestat e PD, pasi njerëzit janë të lodhur dhe nuk shohin strategji.

Megjithatë ai vë në dukje se nëse në 3 mars Apeli s’i jep vulën grupimit Berisha atëherë kjo do të rrisë pjesëmarrjen në protesta, pasi do të kalonim nga pluralizmi në monizëm.

Revolucion demokratik, s’ekziston si koncept. Nuk është numri i duhur i pjesëmarrësve, njerëzit janë lodhur, e dinë që s’do ketë realisht revolucion. Janë zhgënjyer nga protestat e herë pas hershme. Nuk kanë parë një strategji konkrete në protesta, apo qëllimin fundor të protestave. Opozita s’është e organizuar as në formën ligjore siç duhet. Në mënyrën si duhet të ishte ankuar për përjashtimet nga Parlamenti.  Për mos ardhjen e kryeministrit në interpelancë duhet t’i ishin drejtuar Kushtetueses. Nuk është në rregull në gjithë strategjinë e saj opozita, si në pjesën e rrugës ashtu edhe ligjore. Nuk shoh ndonjë dritë në fund të tunelit nga kjo formë e të bërit protesta nga ana e opozitës. Nëse në datë 3 gjykata vendos të mos i japë vulën, unë vetë do shkojë me shumë dëshirë. Besoj do shtohen shumë njerëz, sepse flasim për kalimin nga pluralizëm në monizëm. Mos marrja e vulës nga ana e opozitës me elektorat, është një ogur shumë i keq për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Berisha s’ka fuqinë që ka pasur më parë për të bërë presionin e duhur. Unë e kam thënë që do vendoset data pak para afatit të regjistrimit në zgjedhje. Edhe nëse e merr Berisha logon prapë s’do jetë i organizuar. Opozita sot s’di ku është, s’ka emrat për në Këshillin Bashkiak. Edhe nëse e merr vulën s’ka kohë. Ka humbur kohë nga gjykata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy