Konflikti me armë në Tiranë/ Pula: Dyshohet për një të plagosur, janë shoqëruar 11 persona (VIDEO)

Konflikti me armë në Tiranë/ Pula: Dyshohet për një të plagosur, janë shoqëruar 11 persona (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula ka zbuluar për MCN Live detaje nga konflikti i ndodhur dje në një nga restorantet e Tiranës.

Pula bën me dije se janë shoqëruar 11 persona, që kanë qenë duke darkuar në restorant.

Dyshohet se një person është plagosur, i cili është dërguar në spital privat. Ndërkaq është sekuestruar një armë, e cila po ekzaminohet. 

Drupal Ad

Fillimisht është raportuar se në këtë konflikt kanë qenë 7 persona. Debati ka agravuar për një konflikt të çastit, ku njëri nga të pranishmit s’ka pranuar të takojë tjetrin. Debati ka agravuar në përdorimin e dhunës dhe grushteve. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë, edhe një armë, që është sekuestruar, dhe po i bëhet ekzaminimi i ADN-së për të parë se kujt nga personave u përket. Burimet konfirmojnë se janë shoqëruar 11 persona, që kanë qenë në restorant duke darkuar mbrëmjen e djeshme. Dje ka qarkulluar një nga pistat për dhënien e parave me fajde, por s' është konfirmuar ende si pistë dhënia e parave me fajde. Të gjithë personat janë larguar me 4 automjete me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshohet se ka një person të plagosur, që s’është i identifikuar. Ka dyshime se ai është çuar në një nga spitalet private. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Është folur për pistën e dhënies së parave me fajde, por ende s’është e konfirmuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy