Dita e 23-të e protestës, Lleshi dhe Zhllima: Qëndrojmë në shesh deri në dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

Dita e 23-të e protestës, Lleshi dhe Zhllima: Qëndrojmë në shesh deri në dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

Arjan Lleshi, protestues që jeton në Angli prej vitesh dhe Gylsen Zhllima të ftuar në MCN Informacion folën për protestën që ka hyrë në ditën e 23-të. 

Lleshi tha se diaspora është solidarizuar me protestuesit në Shqipëri përmes tubimeve edhe para Ambasadës Shqiptare në Londër, duke theksuar se pritshmëria e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Para se të vinim kemi bërë protesta para Ambasadës Shqiptare në Angli dhe ne solidarizohemi me vëllezërit tanë këtu. Protestë të tillë nuk kisha dëshmuar kurrë, ajo ka një masivitet dhe e shtrirë në kohë të gjatë. Kjo është dita e parë sot në Tiranë dhe për aq sat ë kemi fuqi do të jemi në shesh gjithë kohës dhe pritshmëria jonë është dorëheqja e kryeministrit."

Nga ana tjetër, Zhllima kritikoi raportin e politikës me diasporën, duke deklaruar se ajo kërkohet vetëm në periudha zgjedhore, ndërsa shpesh sulmohet kur ngre kërkesa ndaj qeverisë. 

Ai tha se etiketimi i qytetarëve kritikë ndaj pushtetit përbën një praktikë të papranueshme dhe se protestuesit do të vijojnë qëndresën e tyre të përditshme.

“Diaspora kërkohet çdo 4 vite nga partitë politike, por urrehet kur ajo ka kërkesa për ta. Këtu duhet të bëjmë një dallim që qytetarët që votojnë PS që shikoni si e përdor Rama emrin e diasporës kur ka nevojë dhe kur nuk ka nevojë I quan grekë, iranianë dhe serbë. Jemi ditë për ditë dhe po jetojmë një situatë që një qeveri quan spiunë qytetarët e saj, kush e ka bërë këtë gjë për herë të parë? Partia e Punës. Këtë gjë e kanë bërë ata për herë të parë që dënojnë kush është kundër qeverisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy