
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, solli fakte për aferën më të fundit të bashkisë së Tiranës, e cila qëndron pas prishjes së 22 pallateve në Tiranë, të cilësuara si të dëmtuara nga tërmeti.
Sipas saj, kompania Tirana DC, qëndron pas aferës së kullave që do ndërtohen aty, e cila do ti marrë në menaxhim në bashkëpunim me investitorët dhe banorëve u thuhet së do të shkojnë te Zona 5 maji.
Kompania 5 D, ka marrë dy kontrata për demolimin dhe prishjen e 22 pallateve në Tiarën nga procesi i rindërtimi. Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ata qenë Mariglen Qato dhe në krye të “Tirana DC’ që është kompania e krijuar nga bashkia Tiranë, për të menaxhuar pronat e rindërtimit, është Redi Molla. Të dy i kanë dhënë tender kompanisë së vet për të bërë procesin e demolimit. Nga ajo që kam folur me banorët është se nga aty nuk kam parë ndonjë kompani por vet fandromat e IMK që kanë bërë prishjen e pallateve.
Këtu më pak fshihet një prapaskene shumë e madhe e asaj që bëjnë organet publike në emër të procesit të rindërtimit, që në vend që të rindërtojnë kanë nisur dhe po shkatërrojnë pallate dhe po i shpallin të pabanueshme të dëmtuara nga tërmeti, për t’ia dhënë në bashkëpunim me Tirana DC investitorëve te tjerë, dhe aty ka projekte për tu bërë kulla. Një pjesë që do të ndërtohet do ta marrë në menaxhim Tirana DC dhe një pjesë ndërtuesi, investitori dhe banorëve nuk u thuhet se ku do shkojnë por kur shkojnë pranë minibashkisë u thonë do shkoni te Zona 5 maji.



