Edhe gjatë ditës së sotme reshjet e dendura të shiut në Tiranë sollën përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullim. Dy zonat më problematike janë Pallati me Shigjeta dhe Don Bosko.
Intensititi i rritur i reshjeve të mesditës, mbuloi me ujë edhe Unazën e Vogël të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve në disa momente. Jo vetëm përmbytje, në shumë akse të kryeqytetit, pati edhe thyerje pemësh dhe vështirësi në qarkullim.



