Tregu i artit/ Toska: Mungojnë menaxherët e artit në vend, nuk ndihemi të vlerësuar nga shteti

Tregu i artit/ Toska: Mungojnë menaxherët e artit në vend, nuk ndihemi të vlerësuar nga shteti

Rregullimi i tregut të artit duket se është një problem në vete që mbron shitjet e artit që krijojnë artistët në vend.

Lidhur me këtë, skulptori i ri Alem Toska, tha në “MCN economy”, se sot në vend mungojnë menaxherët e artit në vend.

Menaxherët e artit në Shqipëri mungojnë, koleksionistët kontaktojnë drejtpërdrejtë me artistët.

Unë personalisht në krijimet e mia, përballem me klient që nuk blejnë drejtpërdrejtë artin që krijoj unë, jo s mund të jetë e papëlqyeshme, porse duna diçka të personalizuar.

Kur duan diçka të tillë, klientët në përgjithësi të kufizojnë në atë se çfarë ti bën artisti, përpiqen që të jenë diçka që duna vet, e jo se çfarë do artisti, dhe kjo të bën më pak të tërhequr në veprat që ne krijojmë.

Sipas skulptorit Tosta, shteti nuk i vlerëson aq sa duhet artistët e skulpturës.

Nga disa koleksionistë ndjehem i vlerësuar sepse janë psh, 2-3 që vijnë e më blejnë gjithmonë. Por nga shteti nuk ndjehem i vlerësuar.

Për projektin e artit në hapësirat publike të Ministrisë së Kulturës, ata kishin vendosur një rregull , që nëse një artist nuk ka vendosur një vepër në ambient publik, ai nuk do të pranohet. Pra, unë si i ri kisha dëshirë të merrja pjesë, nuk mora, sepse ata të përjashtonin me këtë rregull, dhe na ka trishtuar kjo pjesë. Kjo bën që artistët e rinj, pothuajse shumica kur mbarojnë universitetin me rezultate të mira, nuk e vazhdojnë më.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy