Gara për Kryeprokurorin e ri/ KLP shtyn afatet e vlerësimit për kandidatët në garë

Gara për Kryeprokurorin e ri/ KLP shtyn afatet e vlerësimit për kandidatët në garë

Këshillimi i Lartë i Prokurorisë vendosi të hënën shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Sot ishte afati i fundit për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, por fakti se një prej kandidatëve nuk ka kaluar Vetingun, solli që KLP të vendos shtyrjen e afatit.

“Kandidati Olsi Çela nuk i është nënshtruar akoma Vetingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e Vetingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat”, tha Gentian Ibrahimi në çelje të punimeve të KLP.

Në fund të diskutimeve, KLP vendosi të miratoi shtyrjen e afatit, deri sa të gjithë kandidatët të kalojnë në sitën e Vetingut.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe secili nga ata ka më shumë përparësi. KLP do të rendisë tri kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve. Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 e mandateve në Kuvend, me një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy