Një kullë 42-katëshe, me lartësi 159 metra, pritet të ndërtohet pas Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Projekti “TABAN Tower”, i porositur nga kompania TABI Construction, në pronësi të Ardian dhe Dritan Beshirit, është përfshirë në librin “Albanian Files”.
Përmasat e projektit dhe kapacitetet financiare të kompanisë së themeluar në vitin 2022 kanë ngritur pikëpyetje mbi burimin e financimit.



