Të miturit 10 vjeç do të dënohen njëjtë si të rriturit për krime si vrasjet, sulmet e rënda dhe vjedhjet në Queensland të Australisë.
Ligji në fjalë u miratua nga qeveria pas një sërë krimesh të cilat po kryhen së fundmi nga të miturit dhe që kanë sjellë një sërë shqetësimesh në komunitetin në fjalë. Edhe pse për shumë ekspertë kërkimet tregojnë se dënime të tilla nuk e reduktojnë sjelljen kriminale të të rinjve për Partinë Kombëtare Liberale në pushtet prioritet ka vendosja e drejtësisë për viktimat përpara të drejtave të tragetit në fjalë.
Këto ligje janë për çdo qytetar të Queensland-it që është ndjerë ndonjëherë i pasigurt dhe ka qenë viktimë e krimit të të rinjve në të gjithë shtetin tone.
Pavarësisht besimit të qeverisë së Queensland se një ligj i tillë do të ndikojë në uljen e krimeve të kryera nga të miturit Shërbimi policor i shtetit dhe Instituti Australian i Kriminologjisë tregojnë një rënie të kësaj tendence gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe autoritetet që e kanë cilësuar ligjin në fjalë një turp kombëtar për Australinë. Sipas Kombeve të Bashkuara një ligj i tillë shpërfill konventat për të drejtat e fëmijëve dhe shkel haptazi ligjin ndërkombëtar.
Ndërsa për Komisioneren e Fëmijëve në Australi Anne Hollonds dënime të tilla nuk do të ndikojnë në uljen e krimeve por do të nxisin efektin e kundërt.
Sa më i vogël një fëmijë të hyjë në kontakt me sistemin e drejtësisë, aq më shumë ka gjasa që ai të vazhdojnë të kryejnë krime më të rënda. Ky ligj është padiksutim një turp kombëtar dhe shkelje e qartë e të drejtave të njeriut”.
Nderkohë edhe sipas eksperteve të ndryshëm ligjore një ligj i tillë mund të ketë pasoja të rënda për të miturit.



