Një grua 90-vjeçare bëhet personi i parë që vaksinohet kundër Covid-19 (VIDEO)

Një grua 90-vjeçare bëhet personi i parë që vaksinohet kundër Covid-19 (VIDEO)

Programi i vaksinimit anti-Covid në Britaninë e Madhe nisi këtë mëngjes dhe doza e parë iu injektua një gruaje 90-vjeçare.

Sipas BBC, Margaret Keenan, e cila do të mbushë 91 vjeç javën tjetër – bëri e para vaksinën Pfizer-BionTech, në 6:31 të mëngjesit (7:31 në Shqipëri) në Spitalin Universitar të Coventry.

Rreth katër milionë njerëz pritet të vaksinohen në vend deri në fund të muajit.

Qendrat e vaksinimit në Britani do të presin fillimisht personat mbi 80 vjeç dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

"Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë e ditëlindjes që mund të marr sepse kjo do të thotë që më në fund mund të pres të kaloj festat me familjen dhe miqtë pasi deri tani kam qenë vetëm", ka thënë 90-vjeçarja.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që fillon vaksinimin me vaksinën “Pfizer” pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy