
Shtatë persona, përfshirë një foshnjë të palindur, janë vrarë nga të shtënat në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut. Mësohet se personi i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes dhe në fund vrau veten.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.
I dyshuari, i identifikuar si Philipp F, thuhet se kishte urrejtje ndaj komunitetit fetar, ku më herët kishte qenë anëtar. Policia bën me dije se për vdekje u qëlluan 4 burra dhe 2 gra, ku të gjithë ishin shtetas gjermanë.
Tetë persona u plagosën, katër në gjendje të rëndë. Një ugandas dhe një ukrainas ishin mes të plagosurve. Një grua që ishte shtatë muajshe shtatzënë u qëllua. Foshnja u vra ndërkohë që nëna i mbijetoi plagëve.
Oficerëve iu desh të thyenin xhamat për të hyrë në ndërtesën ku ishin mbledhur rreth 50 persona.



