Gazetari i MCN TV Edi Hajdini foli në MCN Live pas vendimit të gjykatës për të lënë në fuqi pezullimin nga detyra të kreut të FSHF-së Armand Duka. Hajdini tha se ka një pazar mes palëve, duke shtuar se kryebashkiaku Veliaj do të jetë përgjegjësi për një humbje.
Ka marrëveshje mes palëve, Erion Veliajt dhe Federatës. Ka ditë që po zien dhe nuk dihet se çfarë është vendosur. Është prishja e kësaj marrëveshje që bën të mos kemi vendim përfundimtar. Janë pazare. Kanë qenë vendimet e gjykatës, ankimimet, kthesat që morën ngjarjet në mënyrë të papritur, UEFA, dhe qeveria që duket sikur është në hije, por s’është në hije. Lidhet me raportin e UEFA-s që prej ditësh ka ardhur dhe s’po bëhet publik.
Kujt i intereson të mos bëhet publik?! Raportin të dyja palët e kanë. Edhe Ceferin tha që një kopje do t’i dërgohet kryeministrit, një federatës dhe një UEFA-s. E para që do ta pësonte do ishte Liga e Konferencës dhe do të ishte goditje e rëndë për qeverinë. U është kërkuar drejtuesve të federatës të mos e bëjnë publik. Të dyja palët janë pazar. Veliaj nuk e ka idenë ku është futur, sepse nuk e njeh futbollin. Mori flamurin dhe ai do jetë përgjegjësi për një humbje. Është e sigurt që Duka do vijojë mandatin e 6-të në krye të federatës



