
Prej ditësh, qytetarët në Vlorë nuk kryejnë dot aplikimet për rinovim të dokumenteve biometrike. Ata thonë se punonjësit në zyrat e shtetit nuk japin përgjigje rreth situatës, ndërsa u duhet të presin me orë të tëra në rast funksionimi të sistemit për aplikim.



