Gjiknuri tjetër paralajmërim qytetarëve: Hiqni tabelat nga rruga ose…

Gjiknuri tjetër paralajmërim qytetarëve: Hiqni tabelat nga rruga ose…

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar sërish mbi operacionin për pastrimin e objekteve të paligjshme nga nyjet dhe akset rrugore kombëtare.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ministri theksoi se edhe pak ditë ngelen nga afati që qytetarët t’i heqin tabelat vullnetarisht, pasi më pas do të ndërhyjnë strukturat shtetërore.

“Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë verifikimit në terren për dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor. Fotografimi nisi në akset rrugore Tiranë-Lezhë dhe Tiranë-Rrogozhinë. Edhe pak ditë kohë për t’i hequr ato vullnetarisht. Më pas, strukturat shtetërore do veprojnë për të pastruar nyjet e akset rrugore kombëtare”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë nisur punën në terren për verifikimin e dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy