Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri për protestën ku qytetet helene u paralizuan që prej mëngjesit të ditës së djeshme për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave, thotë se për herë të parë u bë bashkë sektori privat dhe ai publik.
Ai tha për MCN Live, se dje pati një protestë gjithëpërfshirëse në të gjithë Greqinë.
Ajo që është me rëndësi është që u bë bashkë sektori privat dhe shtetëror për të drejtat e tyre të punës, që iu janë mohuar dhe kontratat e punës, si dhe rikthimi i rrogës së 13-të.
Ditën e djeshme konfederata, sindikata apo çdo union tjetër që merret me të drejtat e njeriut ishin në shesh në të gjithë Greqinë, në një pjesëmarrje masive për kërkesat drejtuar qeverisë greke.
Politikat në sektorin e punës nuk janë dashamirëse për punëtorët. Ditën e djeshme u paralizua gjithë sektori shtetëror dhe privat, deri te portet dhe aeroportet.
Sindikatat janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund kësaj proteste.



