Obama: Putin nuk mund të na dobësojë, siç dobësoi Evropën

Obama: Putin nuk mund të na dobësojë, siç dobësoi Evropën

Presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti konferencën e fundit për këtë vit dhe të fundit si president.

I irrituar me sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale që sollën fitoren e Donald Trumpit, Obama kritikoi ashpër Rusinë, shkruan “The Guardian”.

“Rusët nuk mund të na dobësojnë. Ato janë më të vegjël e më të dobët se ne. Ekonomia e tyre nuk prodhon asgjë që të tjerët duan, pos naftë, gaz dhe armë. Ata nuk janë inovativë, por mund të ndikojnë veç nëse ne humbim hapin tonë dhe heqim dorë nga vlerat tona. Putini nuk mund të na dobësojë, ashtu siç e dobësoi Evropën”, ka thënë Obama, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen nëse e konsideron presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për hakimin e zgjedhjeve amerikane, ai ka thënë se përgjigje duhet të japin organet e sigurisë, por shtoi se pak gjëra në Rusi ndodhin pa Putinin.

Obama është marrë edhe me sondazhet që tregojnë se një e treta e votuesve republikanë në SHBA janë dashamirës të Putinit.

“Ronald Reagan po rrotullohet në varr”, ka thënë Obama. /Telegrafi/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy