
Ish-futbollisti shkodran Hysen Zmijani ka vizituar së fundmi Arabinë Saudite, pasi ka qenë i ftuar nga ish-klubi i tij, Al Naser, në të cilën ka luajtur para 30 vitesh.
Pas ndjekjes së një ndeshje të Championsit të Azisë në stadium, legjenda shkodrane e futbollit shqiptar ka takuar edhe yllin e futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, i cili luan te klubi i ish mbrojtësit të Kombëtares.
Përmes një komunikimi me emisionin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Zmijani, shpjegoj se si ishte ta takosh Ronaldon, që sot kuan në atë ekip arab.
Unë kam luajtur para 30 vitesh në ekipin ‘Al Naser’, dhe me këtë ekip kam luajtur përgjatë dy viteve dhe ka dal kampion. Ishte kënaqësi e imja të kthehem aty pas 30 vitesh, dhe të kujtohesh aty, ishte diçka fantastike. Kur takuam Ronaldon, ishte diçka fantastike. Për mua ishte mjaft xhentil dhe i thjeshtë, sepse veç më prezantuan se kam qenë kampion aty, dhe ne e pritëm sa doli nga dushi, dhe detyrimisht aty kur dilte ai, fshiheshin të gjithë për të kaluar ai, ndërkohë që në kur ishim në atë kohë, rrinin të gjithë na prisnin.
Por po them ishte mjaft i thjeshtë, mua më priti me mjaft dashamirësi, më përqafoj, dhe po them ngado që e prekja, ai ishte beton, e jashtëzakonshme muskulatura e tij, trupi i skalitur.
Sot i shpallur nga FSH si “Legjenda e Futbollit shqiptar”, Zmijani, foli edhe për faktin se si u prit pas 30 vitesh në vizitën e tij në “Al Naser”.
Kur shkova atje, takova nga disa ish-lojtarë që ishim bashkë, dhe kur njëri nga drejtuesit teknik e mori vesh që jam aty, për çerek ore e ka organizuara darkën surprizë.
Ata e organizuan edhe shterjen e vizitës sime për një ditë, më anuluan biletën për ditën e nesërme dhe organizuan atë darkë fantastike, ku takuam shumë kolegë kur u pamë me dashamirësi të gjithë.
Ata thoshin se jemi duke përfituar nga profesionalizmi i Ronaldos. Infrastruktura kishte ndryshuar komplet aty.



