Diaspora e Kosovës/ Në përfaqësitë diplomatike votuan mbi 70 për qind e shtetasve me të drejtë vote

Diaspora e Kosovës/ Në përfaqësitë diplomatike votuan mbi 70 për qind e shtetasve me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bën me dije se në total për zgjedhjet parlamentare kanë votuar në përfaqësitë diplomatike 70 për qind e votuesve të diasporës, ose përkatësisht 14 mijë e 463 qytetarë.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë disa qendra votimi në SHBA, si ajo në Washington, Otavë, Toronto dhe New York.

Ishte hera e parë që misionet diplomatike të Kosovës u kthyen në qendra votimi. Votimet e diasporës është zhvilluar një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen nesër në Kosovë. Votuesit më masivë kanë qenë ata të Gjermanisë dhe Zvicrës, dy shtete ku ka më së shumti qytetarë nga Kosova.

Ndërkaq, më shumë se 100 mijë shtetas që jetojnë në diasporë kanë aplikuar për votë nëpërmjet postës, proces ky votimi që ka nisur disa ditë më parë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy