Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se ne agresionin e hapur të Rusisë kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, nisi “de facto” lufta e tretë botërore.
“Paqja e vendosur pas luftës së dytë botërore në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion. Rusia, ‘de facto’ është vendi që filloi luftën e parë botërore, sepse ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë dhe njëlloj bëri edhe tani”, u shpreh Berisha nga ambientet e jashtme të Parlamentit.
Në vijim ai e quajti Presidentin rus, Vladimir Putin si diktator.
Ai kërkoi në Parlament miratimin e një rezolute për të dënuar atë që e quajti luftë dhe pushtimin e një vendi të pavarur dhe sovran.



