Një mëngjes i bollshëm ju jep mundësinë të digjni më shumë kalori. Ky rezultat është publikuar në “Revistën e Endokrinologjisë Klinike dhe Metabolizmit”. Sipas kërkuesve të “Universiteti Lubeck” në Gjermani të nisësh ditën me një mëngjes të bollshëm është më e rëndësishme se sa një vakt i vakët në mbrëmje.
Thermogjeneza e induktuar mat kapacitetin e metabolizmit tonë dhe mund të ndryshojë bazuar në kohën e vaktit.
Nëse konsumojmë më shumë ushqim në mëngjes, se sa në darkë mund të parandalojë mbipeshën dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak.
Studiuesit kryen një studim laboratorik tre-ditor të 16 burrave që kishin ngrënë një mëngjes me pak kalori dhe një darkë me shumë kalori, dhe pastaj anasjelltas në një cikël të dytë të analizave. Kështu u konstatua se konsumi identik i kalorive çoi në vlera të thermogjenezës të shkaktuara nga dieta 2.5 herë më të larta në mëngjes sesa në mbrëmje pas ngrënies me me shumë kalori dhe me pak kalori. Për këtë arsye, rritja e sheqerit në gjak dhe përqendrimet e insulinës u ulën pas një mëngjesi të bollshëm në krahasim me një darkë me shumë kalori.
"Ne rekomandojmë pacientët me obezitet dhe njerëz të shëndetshëm që të konsumojnë një mëngjes të bollshëm, sesa një darkë të pasur - tha një nga autorët e studimit, Juliane Richter, nga Universiteti i Lubeck në Gjermani./Bennesere.it/



