Meteorologia Gjoni: Shtatori mbyllet me temperatura deri në 31°C, moti mbetet i kthjellët (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Shtatori mbyllet me temperatura deri në 31°C, moti mbetet i kthjellët (VIDEO)

Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë kësaj jave, duke sjellë ditë përgjithësisht të kthjellëta dhe të qeta, sipas parashikimit të IGJEUM.

Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për “MCN Live”, tha se temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa shtatori pritet të mbyllet me vlera deri në 31°C në disa zona të vendit.

Edhe dy javët e fundit të muajit do të karakterizohen nga mot i ngrohtë dhe me temperatura maksimale që, në disa zona të ulëta, mund të arrijnë deri në 32°C. 

Edhe temperaturat gjatë natës, megjithëse kanë shënuar një rënie të lehtë, mbeten mbi vlerat mesatare të muajit shtator.

Pritet që muaji të mbyllet me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe pa problematika të theksuara, përveç temperaturave të larta. Vetëm në datat 29 dhe 30 shtator parashikohen reshje të izoluara shiu.

Për ditën e sotme dhe nesër, pritet prani e rrezeve të diellit, me temperatura maksimale që do të shkojnë deri në 29°C, ndërsa gjatë natës mund të arrijnë deri në 31°C në disa zona.

Kushtet e motit përgjatë këtij muaji janë konsideruar të favorshme në të gjithë territorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy