Gjermania kufizime në furnizimin me gaz, preken edhe familjet

Gjermania kufizime në furnizimin me gaz, preken edhe familjet

Rregullatori i energjisë i Gjermanisë njoftoi se ka finalizuar udhëzimet për prioritizimin e furnizimeve me gaz natyror në dimër, duke vënë në fuqi skenarin e krizës që kishte hartuar.

Në veçanti, sipas një kabllogrami të Reuters, edhe “klientët e mbrojtur” (individët, familjet) do të duhet të kursejnë energji në disa raste, ndërsa “klientët e pambrojtur” (ndërmarrjet e mëdha, industritë) do të jenë në gjendje të furnizojnë në mënyrë preferenciale vetëm nëse kjo është jetike për operacionet e tyre.

Sipas të njëjtit informacion, familjet nuk do të kenë të drejtën e furnizimit me gaz natyror për ngrohjen e pishinave private ose saunave, ndërsa kompanive që prodhojnë produkte farmaceutike kritike për jetën mund t’u jepet përparësi, tha rregullatori në një shënim që shpjegon dispozitat.

Po sipas të njëjtit burim, industritë që prodhojnë produkte jetike do të marrin furnizim preferencial me gaz natyror në situata emergjente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy