Protesta e banorëve të Rrjollit ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike me policinë private në ditën e 25-të të saj.
Banorët janë përplasur mes tyre dhe me efektivët, duke krijuar një situatë që po tensionohet çdo ditë e më shumë.
Disa prej banorëve janë shoqëruar në polici, por furgoni nuk ka prani të policëve femra, çka ka shtuar shqetësime për trajtimin e tyre.
Ndërkohë, pritet të arrijnë në Rrjoll politikanët Luciano Boci dhe Kliti Hoti për të ndjekur nga afër situatën dhe për t’u takuar me banorët.



