Rama: Për të dhënë pasaportën e BE, na duhet një mandat i katërt i fortë. Bufi i kënetës do t'i heqë shpatën e drejtësisë SPAK

Rama: Për të dhënë pasaportën e BE, na duhet një mandat i katërt i fortë. Bufi i kënetës do t'i heqë shpatën e drejtësisë SPAK

Kryeministri Edi Rama shpalosi ditën e sotme programin “Shqipëria 2030”, ku tha se për të marrë pasaportën europiane duhet një mandat i fortë qeverisës.

Ai deklaroi se kush e do pasaportën e Bashkimit Europian, shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre përmes votës masive.

Kreu i qeverisë u shpreh se shpata e drejtësisë që i dorëzuan SPAK, "bufi i kënetës" do që t'ia heqë.

Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë.

Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë. Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys.

Duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit.

Kur arrijmë në kufijtë e Bashkimit Europian aty në radhë na merr në pyetje gjithmonë një polic, që merr pasaportën, sa lekë ke me vete, ke rezervim hoteli, sa do rrish dhe në fund atë fjalinë e tmerrshme, kur do ikësh.

Kjo histori do të vazhdojë shumë gjatë nëse ne së bashku nuk e mbyllim përfundimisht të gjithë bashkë, që të mos na ndajnë nga ajo tufa europiane.

Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari dhe shqiptareje pasaportën europiane të Shqipërisë 2030.

Për të dhënë pasaportën europiane, na duhet jo vetëm një mandat i katërt, por një mandat i fortë.

Kush e do pasaportën e Bashkimit Europian, duhet ta japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE dhe kontributi është që në qendër të fletës së votimit të votohet numri 5, aty ku shkruhet Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Me pasaportën e BE, Europa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Europa.

Pasaporta e BE është aty dhe për ta pasur, duhet të na japin mandatin e katërt dhe t’i japim një mesazh Bashkimit Europian, duke votuar masivisht.

Rama shtoi më tej se ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, për t’i çuar mesazh Bashkimit Europian se duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Sipas tij, pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy