‘Sterilizmi’, Beci: Mosveprimet e Beqajt bënë të mundur që konflikti i interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt të anashkalohen

‘Sterilizmi’, Beci: Mosveprimet e Beqajt bënë të mundur që konflikti i interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt të anashkalohen

Ish- prokurori Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me masën e sigurisë së dhënë për ish-ministrin Ilir Beqaj për aferën e sterilizimit ku u shpreh se mosveprimet e Beqajt kanë bërë të mundur që konflikti i interesit mes Rrjepajt si kryetari i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfituesi i tij të anashkalohen.

Ndërsa referuar veprimeve, Beci tha se shkelje ligjore janë gjetur dhe gjatë negocimit të kontratës koncensionare, në kundërshtim me ligjin.

Në atë çka SPAK ka bërë të ditur dhe ato që janë publikuar duke ju referuar të gjithë veprimeve që prokuroria e posaçme ka hetuar ndaj këtij personi e gjithë fabula përmblidhet në një fjali, mosveprimet e Beqajt kanë bërë të mundur që konflikti i interesit mes Rrjepajt si kryetari i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfituesi i tij të anashkalohen.

Nga pikëpamja ligjore, mosveprimet kryhen veprat penale. Sa i përket veprimeve, shkeljet ligjore janë gjetur dhe gjatë negocimit të kontratës koncensionare, shkelje ligjore janë gjetur dhe sa i përket studimit të fizibilitetit me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin.

Hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që të përshtaten gjendjes reale kompanive të përzgjedhura paraprakisht dhe të gjitha këto të zbërthyera në veprime konkrete procedurale kanë sjellë një konkluzion që  për këtë person prokuroria e posaçme të kërkojë pranë gjykatë caktimin e masës së sigurimit. Këtu ka njëlloj ngatërrese sa i përket mënyrës së përcaktimit për grupin e parë ku ishte një zv. ministër personi që ka fituar koncesionin që ishte privat dhe më vonë për titullarin siç ishte kjo për Beqaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy