Ligjvënësit amerikanë në Gjeorgji

Ligjvënësit amerikanë në Gjeorgji

Senatorët amerikanë John McCain, Amy Klobuchar dhe Lindsey Graham u takuan sot me presidentin gjeorgjian Giorgi Margvelashvili për të bërë më shumë për të rritur praninë ushtarake amerikane dhe prezencën ekonomike në Gjeorgji.

Duke folur pas takimit, senatori Lindsey Graham tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin më shumë sanksione kundër Rusisë në sektorët e energjisë dhe financave për shkak “të agresionit rus”.

"Mesazhi ynë për mbarë rajonin është se shpresojmë që në 2017-ën Amerika të bëjë më shumë. Do të bëj më shumë në frontin ekonomik dhe ushtarak.Do të kemi një marrëveshje tregëtare me Gjeorgjinë dhe më shumë prani ushtarake dhe ekonomike në këtë rajon për të ndihmuar këto demokraci në zhvillim. Ne do të bëjmë më shumë kundër Rusisë. Ata u përpoqën të ndërhyjnë në zgjedhjet tona, ata po minojnë demokracitë në mbarë rajonin. Më shumë sanksione në sektorët energjitik dhe financiarë për t’u lënë të kuptojnë se ka arritur kulmi."

Senatorët mbërritën në Gjeorgji të dielën pasi vizituan shtetet balltike dhe Ukrainën. Pas mbërritjes senatori John McCain shkoi dhe vizitoi kufirin “de facto” të Gjeorgjisë me rajonin separatist të Osetisë jugore në fshatin Khurvaletit për t’u takuar me banorët. Si shumë fshatra të tjerë përgjatë kufirit, Khurvaleti është i ndarë nga gardhi me tela me gjemba i instaluar nga Rusia që shënon edhe kufirin de facto me rajonin e kontestuar.

Rusia ka kontroll të plotë mbi Osetinë Jugore dhe një rajon tjetër separatist gjeorgjian – atë të Abkazisë, pas një lufte të shkurtër kundër Gjeorgjisë në vitin 2008.

Marre nga VOA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy