“Ulqini s’është në shitje”/ Qytetarët, protestë kundër privatizimit të bregdetit

“Ulqini s’është në shitje”/ Qytetarët, protestë kundër privatizimit të bregdetit

Qytetarët në Ulqin janë organizuar në një protestë për të kundërshtuar atë që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve.

Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet.

Komuna bën me dije se në këtë protestë marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës, shoqëria civile nga mbarë trevat, si dhe qytetarë të shumtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy