Bushati: Berisha nuk është i fundit, do të ketë edhe ‘viktima’ të reja. Makineria ndalet vetëm kur të ndalet ajo që e ka prodhuar

Bushati: Berisha nuk është i fundit, do të ketë edhe ‘viktima’ të reja. Makineria ndalet vetëm kur të ndalet ajo që e ka prodhuar

Prej 10 ditësh Sali Berisha vijon të qëndrojë të shtëpi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që vendosi ndaj tij masën arrest shtëpie duke i lejuar vetëm komunikimin me familjarët.

Lidhur me fatin e Berishës, analisti Andi Bushati tha ën emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, se Berisha nuk është i fundit sepse besohet se do të ketë edhe ‘viktima’ të reja.

Sipas tij, makineria që ka çuar deri te ky akt, ndalet vetëm kur ndalet pushteti që e ka prodhuar.

Në vende autokratike, kështu ndodh me opozitën, janë të atomizuar dhe nuk bëhen dot bashkë.

Problemi është, që e keqja nuk do të mbarojë këtu.

Kur mekanizmi diktatorial vihet në punë, makineria nuk ngopet dot më me viktima. I shoh edhe këto bashkë, atë që i bënë Belerit, gazetarit Qyno. Kur vihet një makineri që nxjerr jashtë loje të drejtën dhe ligjin, kjo makineri nuk di më të ndalet dhe vetëm pjell viktima të reja.

Në këtë kuptim, le të rrinte dhe Saliu në burg, po të ishte i fundit. Por nuk është i fundit, sepse makineria është vënë në punë dhe ajo ndalet vetëm kur të ndalet ajo që e ka prodhuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy