Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet e saj pozitive ndaj Shqipërisë

Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet e saj pozitive ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Gjermani me kancelaren Angela Merkel në kuadër të procesit për hapjen ose jo të negociatave, vendim që do merret në 18 tetor.

"Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë,"-shkroi Rama në Facebook.

Rama në takim me Merkel, për të kërkuar "PO"-në për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një video nga takimi.

Kreu i qeverisë bën me dije se i ka kërkuar kancelares gjermane mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Ky takim vjen vetëm një muaj para afatit, kur BE do të japë përgjigjen zyrtare të hapjes së negociatave.

Gjithashtu pritet që gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Rama në orën 11:30 pritet të takohet me presidentin e Bundestagut gjerman Ëolfgang Schäuble.

Takimet e kreut të qeverisë  i shoqëruar nga Ministri për Europën dhe punët e Jashtme Gent Cakaj, nisën mëngjesin e së premtes në Parlamentin gjerman me  Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut të kryesuar nga deputeti i CDU-së Gunter Krichbaum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy