Përfundon Asambleja e PS-së/ Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti

Përfundon Asambleja e PS-së/ Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti

Ka përfunduar pas katër ore Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në në Gjirin e Lalëzit.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi për mediat ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste do të zhvillohen me 1 anëtar 1 votë më 12 maj.

Ai tha se procesi i rienergjizimit të PS-së ishte një përgjigje jo vetëm për ata të cilët komentojnë këtë proces, por edhe për vetë përfaqësuesit e PS, pasi u evidentua se kur puna bëhet e strukturuar, dhe kur shtrirja e anëtarësisë nuk ishte vetëm në qendrat e qyteteve apo në zonat e rëndësishme urbane, por shtrihet në gjithë territorin, kudo ka diçka për të përmirësuar.

U anëtarësuan  29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste. Po ashtu u morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimit. U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që fillojnë me kryetarët e organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.

Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese. Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy