Burgjet i refuzojnë lejen Fredi Belerit, çfarë thotë neni 53 i Rregullores (VIDEO)

Burgjet i refuzojnë lejen Fredi Belerit, çfarë thotë neni 53 i Rregullores (VIDEO)

Fredi Beleri ka bërë një kërkesë për një leje të veçantë disa orëshe, kërkesë që është refuzuar nga Drejtoria e Burgjeve.

MCN TV mëson se Drejtoria e Burgjeve ka thënë se leja për betim nuk parashikohet në rregullore.

Gazetari Arsen Rusta raporton se: “MCN Live është interesuar pranë drejtorisë së Burgjeve e cila thotë, ne nuk jemi kundra dhe nuk ka asnjë pengesë nga ana jonë që Fredi Beleri të marrë leje të posaçme, por është Rregullorja ajo çka e ndalon. Këtë kërkesë Fredi Beleri e ka bërë fillimisht në Prokurorinë e Posaçme, e cila i është përgjigjur: SPAK nuk jep leje të posaçme, është Drejtoria e Burgjeve sipas legjislacionit. Të njëjtën kërkesë e ka paraqitur në GJKKO, që ka refuzuar të dalë me një vendimmarrje, por ka thënë nuk është kompetencë e GJKKO. Drejtoria e Burgjeve ka kthyer përgjigje. Do të doja ta lexoja çfarë thotë neni 53 i Rregullores së vitit 2022 për lejen e posaçme. Në rastet e ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje, martesa, kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentin zyrtar që provon vdekjen, lindjen, martesës. Do duhet të kenë një lidhje familjare. Si dhe në rastet e dhënies së provimeve. Nëse s’janë këto elementë, nuk mund të marrë leje të posaçme. Lejen e posaçme Fredi Beleri e ka kërkuar për të shkuar në institucionin e pushtetit lokal dhe të kryejë betimin. Por sipas drejtorisë së Burgjeve kjo nuk është e parashikuar në rregullore".

Tani i mbetet vetëm Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, dhe me sa duket për dy ditët e mbetura ai s’do ta shohë dritën e diellit, apo lejen provizore për t’u betuar”, shtoi Rusta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy