Gjykata Europiane e Drejtësisë shfuqizon marrëveshjen SHBA-BE për transferimin e të dhënave

Gjykata Europiane e Drejtësisë shfuqizon marrëveshjen SHBA-BE për transferimin e të dhënave

Gjykata më e lartë në Europë ka hedhur poshtë marrëveshjen e njohur si Mburoja e të Dhënave, e firmosur mes SHBA-së dhe BE-së në vitin 2016.

Konstatimi i gjykatës është se "kërkesat e sigurisë kombëtare të SHBA, interesit publik dhe zbatimit të ligjit kanë përparësi, duke kushtëzuar kështu ndërhyrjen në të drejtat themelore të personave, të dhënat e të cilëve transferohen në një vend të tretë", dhe se mekanizmat në këtë marrëveshje kanë për qëllim minimizimin e kësaj ndërhyrjeje (siç është rol i Avokatit të Popullit për të trajtuar ankesat e qytetarëve të BE) nuk janë standardi i kërkuar ligjor i "ekuivalencës esenciale" me ligjin e BE-së.

Rasti - i njohur si rasti Schrems II (duke iu referuar avokatit të privatësisë, Max Schrems, ankesa fillestare e të cilit qëndron në themel të kësaj sage) - ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar. Rasti është në fakt përplasja e dy regjimeve juridike shumë të ndryshme sa u takon të dhënave dixhitale të njerëzve: Nga njëra anë ligji i mbikëqyrjes së SHBA-së dhe nga ana tjetër mbrojtja e të dhënave dhe privatësisë në Europë.

Për ta plotësuar, mbikëqyrja dixhitale si prioritet në SHBA - siç zbuloi në vitin 2013 ish-agjenti i NSA, Edward Snowden - përplaset drejtpërdrejt me të drejtat themelore evropiane, të cilat u japin qytetarëve të drejtën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, si të përcaktuara në Kartën e BE për të Drejtat Themelore, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pjesë specifike të legjislacionit paneuropian (siç është Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave - GDPR).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy