Rama: Kam strategjinë për të shmangur gjobën e Beketit, por lëvizjet e shahut nuk tregohen

Rama: Kam strategjinë për të shmangur gjobën e Beketit, por lëvizjet e shahut nuk tregohen

Humbja e gjyqit në arbitrazh përballë sipërmarrësit Françesko Beketi sipas kryeministrit Rama nuk është fundi i përballjes gjyqësore. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Rama tha se e ka një strategji për të shmangur dëmshpërblimin 110 milionë euro, por nuk tregoi detaje të saj. Sipas Ramës, Beketi do të detyrohet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet që i ka shkaktuar. Në lidhje me bisedën që MCN TV ka publikuar disa ditë më parë, mes Engjëll Agaçit dhe Françesko Beketit, në vitin 2014, Rama tha se është nxjerrë nga konteksti.  

Gjoba e Beketit, 110 milionë euro nga paratë e shqiptarëve janë humbur në një proces gjyqësor. Ju keni bërë deklarata kundër Beketit. Pra ju jeni përgjegjësi

E para e punës, televizioni në fjalë nuk i ka bërë opozitë shtetit. Të tjerë i kanë bërë më shumë. Është një temë e rëndësishme, pasi Meta, Sali kanë vënë shumë shpresë te ku marifetçiu në këto zgjedhje, duke e përdorur pa pushim. Ato 110 milionë ai nuk ka për t'i marrë kurrë. Kjo nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani sepse është ndërtuar strategjia. Po ju them një gjë dhe mbajeni. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore.

Si do ta bësh këtë?

Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Kemi një skuadër ekspertësh, avokatësh. 110 milionë eurot e shqipotarëve ai duhet t'i harrojë se nuk ka për t'i marrë. Ne kemi pasur 4 gjyqe, kemi fituar tre. Ky i ka marrë para edhe Deutche Bank, edhe ENI-t. Për hir të së vërtetës, mbase do ta kujtosh që ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuan gazetarë me rroga marramendëse. Kjo ishte e vetmja gjë.

Ta kuptoj sikletin. Ti nuk e mbaje dot se tepsia që kërkonte Beketi ishte aq e madhe. Si mund të thotë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë "fol me Enkelejd Jotin".

Është bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit.

Unë nuk jam nga ata që besoj se Edi Rama ndan paratë me Beketin. Por ai këto para i ka marrë.

Ai do marrë nga ato 110 milionë euro aq sa mund të marrë ky televizioni juaj modest nga fondi i CNN.

Po flet me teori konspirative...

Nuk po flas. Lëvizjet e shahut nuk tregohen, bëhen. Po të them që kjo nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe.

Kalojmë te Kel Joti...

Nuk merrem me këto. Edhe mua mund të më nxjerrin nga konteksti.

Këto dy momente…

E kupton sa qesharake janë?

Këta dhe këta që ke rreth e qark, të lexojnë. Erion Veliaj dërgon mesazhe të tilla të panumërta.

Çdo mesazh që dërgoj, e dërgoj me vetëdijen se do të dalë te Radio Londra. Unë po të them që ai nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit shqiptar. Ai dëmet që na ka bërë do t’i shlyejë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy