Janë 37,255 raste të reja të koronavirusit të regjistruar në 24 orët e fundit në Itali (dje ishin 40,902). Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore janë shënuar 544 viktima, 6 më pak se dje, por që e çojnë numrin e atyre që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë në 44,683
Sot numri i shtrimeve në spital dhe më konkretisht në repartin e kujdesit intensiv u rrit me 76.
Sa i përket infektimeve që prej fillimit të pandemisë shifra ka shkuar në 1,114.552. Sot u kryen 227.695 tamponë, 27 mijë më pak se një ditë më parë, por numri total i tyre ka shkuar në 18.683.111.
Përsa i përket raportit test dhe raste sot ka qenë 16.3%, ndërsa një ditë më parë 16.4%.



