Ngrihet në fluturim avioni me krahët më të gjerë në botë (VIDEO)

Ngrihet në fluturim avioni me krahët më të gjerë në botë (VIDEO)

Aeroplani me krahët më të gjerë në botë është ngritur në fluturim ditën e shtunë. Aeroplani që mban emrin Roc u nis nga Mojave, një qendër civile e testimit të mjeteve ajrore dhe atyre të hapësirës në Kaliforni.

Mjeti fluturues ka përmasat e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe peshon rreth 250 tonë. Ai ka 6 motorë të njëjtë me atë që përdor Boeing 747 dhe ka shtrirjen më të madhe të krahëve që ndonjë mjet fluturues ka pasur deri tani.

Ai fluturoi për 2 orë e gjysmë, duke arritur një lartësi prej 5180 m dhe një shpejtësi prej 304 km/orë. I ndërtuar nga kompania amerikane Stratolanç, ky lloj aeroplani është dizajnuar për të lëshuar raketa në orbitë. Këto të fundit qëndrojnë të fiksuara në qendër të krahut të tij të madh, i cili ka një gjatësi prej 117 metrash. Në lartësi prej 10 668, ato lëshohen, ndezin motorët e tyre dhe fluturojnë në hapësirë.

Kompania Stratolanç është themeluar nga miliarderi Pol Alen, një nga bashkëthelemuesit e Uindous, i cili vdiq në tetor 2018.

Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, Jean Floyd, e quajti testin një fluturim të jashtëzakonshëm.

“Ishte një fluturim i parë fantastik. Ai nxit misionin tonë për të ofruar një alternativë fleksibël për sistemet e nisura nga toka. Ne jemi jashtëzakonisht krenar për ekipin e Stratolanç, ekuipazhin e fluturimit të sotëm, partnerët tanë dhe portin aereo-hapësinor të Mojaves", tha ai.

Ndërsa Stratolanç e quan avionin e saj më të gjerin në botë, aeroplanë të tjerë e kalojnë atë për nga gjatësia nga hunda te bishti. I tillë është Antonov AN 225, me 6 motorë dhe një gjatësi prej 83.9 metra dhe Boeing 747-8, i cili është pak më i gjatë se 76 metra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy