
Bilanci i përplasjeve pas arrestimit të djalit të El Chapos në Meksikë është shumë i rëndë.
Numri i të vdekurve gjatë operacionit për arrestimin e Ovidio Guzmán-López është rritur në 29, tha qeveria.
Dhjetë ushtarë dhe 19 të dyshuar për krime u vranë në operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të trafikantit të burgosur të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, tha qeveria.
"Dhjetë anëtarë të ushtrisë për fat të keq humbën jetën në krye të detyrës," u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval, duke shtuar se 19 "kriminelë" u vranë gjithashtu në operacionin e së enjtes.



