Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar (FOTO)

Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar (FOTO)

Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Torino. 29-vjeçari, Bujar Krasnaj, i cili punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës, u përplas për vdekje nga një mjet tip “Audi A6” gjatë orarit të punës. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli. Mediat italiane shkruajnë se automjeti ka hyrë në parakalim brenda tunelit duke goditur karrocën ku po punonte 29-vjeçari shqiptar Bujar Krasnaj.

Aksidenti rezultoi fatal për të riun shqiptar, ndërsa i plagosur mbeti dhe një koleg i tij i punës, i cili është dërguar në spital për mjekim.

Aksidenti shkaktoi dhe probleme në qarkullimin e mjeteve, duke bllokuar autostradën për disa orë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy