Eksperti për bujqësinë Ilir Pilku, raportin e ministrisë së Bujqësisë i cili nxjerr në pah mungesën e fondeve për subvencionim me naftë falas për të gjithë fermerët që kanë aplikuar dhe që përmbushin kriteret dhe se mund të mbulojë vetëm 35% të aplikimeve për naftë pa taksa, dhe 60% të aplikimeve të blegtorëve e bletarëve, e sheh si skemë të pastudiuar.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se 31 milionë euro në dispozicion të bujqësisë, ishte një fond jashtëzakonisht i ulët dhe totalisht i pamjaftueshëm.

Jemi në qershor dhe kemi dhe vlerat e sakta në lidhje me aplikimet, fondin, ndarjen e buxheteve dhe përsëri mund të themi që skemat i bëjmë të pastudiuara në lidhje me masat, në lidhje me buxhetet përkatëse që ne alokojmë.
Ministria duhet të ketë një data base, një monitorim të skemave çdo vit, sepse çdo vit ne përballemi me të njëjtën situatë dhe aq më tepër që ne jo vetëm nuk shikojmë data base, se sa aplikime kemi pasur, sa buxhet kishim, sa u alokua dhe sa u bë shtesë me VKM.
Të gjitha këto të shqyrtohen në mënyrë që kur bën skemën në janar të jesh i saktë me skemën që bën.
Tashmë ka shkuar rreth 105 mijë fermerë me NIPT, skema e vitit 2024 është rialokuar buxheti prej 32 milionë euro, ndahet në tre rialokime, një skema e naftës pa akcizë, e dyta skema e subvencioneve për blegtorë, fermerë, bletarë, bimë medicinale dhe një vlerë që shkon rreth 5% është promocioni.
Duke parë këtë shikoj dhe rezultatet kemi skemën e subvencioneve për fermerët, kryesisht për blegtorët.
Kanë aplikuar rreth 72 mijë fermerë në total, kemi 70% të fermerëve të formalizuar që kanë aplikuar, është sukses.
Është parë që vetë fermerët kanë një aksesim më të mirë lidhur me platformën eAlbania, kanë një qasje më pozitive në ruajtjen e passwordeve.
Blegtoria është në një rënie gjigante, por ndërkohë ne kemi një numër shumë të lartë aplikimesh kryesisht për blegtorinë, rreth 50 mijë aplikime për një buxhet të alokuar që i përket 21 milionë euro, kërkesa për aplikantët është rreth 35 milionë euro, ose thënë ndryshe ne mbulojmë rreth 63% të aplikantëve.
Unë besoj se kryeministri do bëj një shtesë fondi, kam bindjen sepse ky lloj informacioni i shkon në tavolinë, se jo të gjitha i shkojnë dhe patjetër që do të kërkohet një buxhet shtesë.
Ndërkohë që nga rialokimet e subvencioneve mbulohet 100% bletaria.
Për naftë ka pasur 54 mijë aplikime, por fermerët duhet të kenë një numër llogarie për të përfituar fondet për naftën. Blegtorinë kjo politikë bujqësore e ka lënë në harresë.
Me politikën që kemi bërë ne po i afrojmë treg konkurrentëve tanë rajonal dhe kjo është e pafalshme.



