Franca përgatitet për ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike

Franca përgatitet për ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike

Franca po përgatitet për çdo mundësi në sektorin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit dhe për këtë arsye, qeveria do t’u dërgojë një qarkore prefekturave se çfarë duhet të bëjnë në rast të ndërprerjeve të energjisë në rajonet e tyre.

Sipas një raporti në të përditshmen franceze Le Monde, një rast përfshin mundësinë e ndërprerjeve të mëdha të energjisë elektrike nëse gjykohet e nevojshme, gjë që mund të rezultojë në ndërprerje të energjisë elektrike midis orës 08:00 dhe 13:00 dhe ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00 në disa rajone të vendit.

Megjithatë, edhe në këtë skenar për 40% të popullsisë në Francë, nuk do të ketë kurrë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ndër të tjera nënvizohet se nëse do të ketë ndërprerje në rajone të tëra, atëherë padyshim që do të prekeshin sektorët e transportit, kryesisht hekurudhor, por edhe telefonia celulare.

Raporti publikon një hartë të zonave që mund të ndikohen nga ndërprerjet e energjisë elektrike, duke thënë se banorët e këtyre zonave do të paralajmërohen një ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy