
Botuesi, Fahri Balliu, foli për emisionin “Skaner” në MCN TV, për finalen e Conference League, që do të mbahet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.
Sipas Balliut, kjo finale është një ngjarje mbi kufijtë e një dukurie sportive. Ai u shpreh se futbolli korrigjon gabimet trashanike të ambasadorëve, që nuk bëjnë përpjekje për të përparuar Shqipëria, por sipas tij, flenë gjumë.
Unë mendoj se kjo është një ngjarje mbi kufijtë e një dukurie sportive. Kjo ka një vështrim të madh vlerash. Në këtë Shqipëri të këtyre viteve, të munduar nga qeverisja. Ky është një lajm i bukur dhe i madh. Në Shqipëri nuk ka asnjë përparim vajtja në BE. Këtu nuk ka asnjë përparim në rregullatorin e jetës shoqërore. Dëgjohen vrasje, dëgjohen çmime të larta dhe krijohet një pamje seriozisht problematike për jetën dhe vjen vetëm një lajm i mirë. Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të Dukës, i cili ka meritën e padiskutueshme. Ai ka krijuar një identitet në mjedisin ndërkombëtar të futbollit. Do të thoja që këtë radhë, futbolli plotëson dhe korrigjon gabimet trashanike të ambasadorëve, që flenë dhe nuk bëjnë asgjë për përparimin e Shqipërisë.
Politika te kjo ngjarje nuk ka çfarë të marrë. Politika ishte duke e rrezikuar këtë ngjarje. Duka ia doli të triumfojë, edhe mbi procedurat shpifëse dhe ta mbajë këtë ngjarje. Çdo institucion merr fytyrën e drejtuesit të vetë. Në këtë rast. Ka marrë vlerat e një tradite që ka Duka. Unë e konsideroj si një sukses serioz. Shpresoj që në ngjarje të tilla të përfshihet i gjithë sporti shqiptar. Kjo do jetë mirë edhe për futbollistët në botë, sepse do iu përforcojë fibrën shqiptare.



