Mustafa Nano flet për marrëdhënien me djemtë e tij

Mustafa Nano flet për marrëdhënien me djemtë e tij

Marrëdhëniet përtej ekranit të personazheve të njohur përbëjnë gjithnjë interes për publikun. Pedagogia Iris Luarasi, pyeti mbrëmjen e sotme drejtuesin e “Arnautistan” në MCN TV, Mustafa Nano për marrëdhënien e tij më djemtë.

Nano tregoi se ka një raport të mirë me ta, por me njërin prej tyre pak më të ftohtë për shkak se jeton jashtë Shqipërisë.

“Raporti im me djemtë është i mirë, njëri është jashtë, tjetrin e kam këtu dhe e takoj pothuajse çdo ditë. Ata janë të rritur, kanë jetën e tyre, por me djalin që kam këtu kam një marrëdhënie shumë të ngushtë. Me djalin tjetër kam pasur një marrëdhënie më distante, më të ftohtë dhe ai jeton jashtë. Ishte një marrëdhënie e tillë, jam lodhur shpesh të gjej një shpjegim dhe ndonjëherë sekreti i situatave të tilla mund të jetë në subkoshiencën e djalit tim. Kur ai ishte 4 vjeç unë ika në emigrim dhe e lash vetëm dhe ai ndoshta në atë moshë ka bërë pyetjen ç’ishte ky veprim sepse ikëm bashkë me nën e tij. Mund ta ketë burimin atje them unë, por mund ta ketë burimin edhe tek natyra e tij, tek natyra ime, nuk e di. Pastaj fëmijët janë të ndryshëm, në momentin që ke një raport të fortë me njërin prej tyre, me tjetrin sesbën do ta kesh të ftohtë. Nuk ka rrugë tjetër, nund të jetë dhe kjo. Fëmijët e mi kanë bërë një zgjedhje që janë të dy myslimanë dhe unë ka folur për këtë gjë por kohët e fundit gjithnjë e më pak. Është një zgjedhje që fillimisht më krijoi një lloj problemi sepse unë jam ateist dhe nuk i kuptoj shumë njerëzit që besojnë në Zot dhe djemtë e mi nuk i kuptoj shumë, por kam fuqinë e madhe për të kuptuar se kjo është punë e tyre dhe jo e imja, kaq është”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy