Begaj pret ambasadoren e Hohmann: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik

Begaj pret ambasadoren e Hohmann: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik

Presidenti i Bajram Begaj priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi zyrtarisht raportin e progresit për Shqipërinë.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Presidenti Begaj konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.

Begaj shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e Komisionit Evropian, për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport.

Ai nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Me këtë rast, Presidenti Begaj u bën thirrje për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore, për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar.

Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita janë të domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy